Agjensia Nderkombetare e Energjise Berthamore, AIEA ka pergenjeshtruar zerat e nje raporti te saj sekret ku thuhet se Irani eshte ne gjendje te prodhoje nje arme berthamore.
“Per sa i perket hipotezave mediatike AIEA thekson se nuk ka ne doren e saj asnje lloj prove apo materiali qe konfirmon se Irani eshte ne gjendje te ndertoje bombe berthamore”, thuhet ne nje deklarate te leshuar nga zyrat qendrore te AIEA-se ne Vjene.
Lajmi i ekzistences se nje raporti sekret dhe dijenise se AIEA-se se Irani eshte ne gjendje te prodhoje nje arme berthamore ishte perhapur pak dite me pare ne disa media, kryesisht ato izraelite ku thuhej se shkencetaret iraniane kishin marre “informacionet e duhura” per te ndertuar nje mbushje nukleare.
Top Channel