Tatimet ne gusht, minus 23 milione USD

17/09/2009 09:10

Administrata tatimore nuk po arrin ta marre veten nga pasojat e krizes ekonomike. Mundi dhe rezultatet pozitive te arritura ne muajt e pare te vitit, jane rrezuar vetem ne nje muaj.

Statistikat zyrtare flasin per nje renie te te ardhurave te pergjithshme deri me 15 per qind. Muaji gusht shenon edhe rekordin historik me negativ, me minus 23 milione dollare ne arken e shtetit.

Ne rezultatin e tetemujorit bien ne sy nje renie e te ardhurave nga akciza dhe tatimi mbi fitimi. Te dyja keto taksa kane lidhje direkte me ecurine e aktivitetit privat ne vend.

Gjate periudhes janar-gusht 2009, administrata tatimore ka mundur ta realizoje planin vetem ne 98.7 per qind, duke krijuar nje deficit ne te ardhura, me rreth 14 milione dollare.

Shifra eshte rezultat i mesatares ne tete muaj, pasi po te shikojme muajin gusht, bilanci ka marre tatepjeten me vetem 85 per qind realizim plani.

Top Channel