Rriten bonot e thesarit

17/09/2009 20:30

Interesi i bonove te thesarit me afat maturimi 1-vjecar ka shenuar nje rekord te ri historik duke arritur ne 9.36 per qind.

Te dhenat zyrtare te bankes tregojne se interesat e letrave me te cilat qeveria merr borxh ne publik jane ne rritje te vazhdueshme. “Nevoja per para e qeverise eshte nje nga faktoret themelore qe duhet te karakterizoje buxhetin e vitit 2009. Ky buxhet duhet te mbaje parasysh madhesine dhe orientimin e shpenzimeve”, shprehet ish ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli.

Ai thote se ne kete pike edhe Banka e Shqiperise duhet te marre persiper pergjegjesite e saj. “BSH, duhet te kishte qene dhe te vazhdoje te jete edhe me kontrolluese e fleksibel aty ku eshte e mundur”, shton Angjeli. Por rritja e interesave te borxhit nuk eshte sfida e vetme.

Ekonomia eshte zhytur ne nje qerthull, ku edhe pse kostoja e lekut po rritet, vlera e tij ne tregun e kembimit po bie. “Tashme jemi ne kohen e duhur qe Shqiperia te kete nje program te qarte per vendosjen e sistemit monetar te euros ne Shqiperi”, thote ish ministri. Zhvleresimi i lekut po nxit mes ekonomisteve gjithmone e me shume debate mbi regjimin e kursit te kembimit, apo dhe ate monetar qe duhet te nxjeke Shqiperia.  

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta