Reforme ne sistemin gjyqesor

17/09/2009 08:10

Sistemi gjyqesor do te perfshihet ne nje riorganizim ne te gjithe gjykatat e Shqiperise, ku brenda nje muaji do te levizin minimalisht 100 gjyqtare.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pas propozimit te ministrit te Drejtesise ne ikje, Enkelejd Alibeaj, dekretoi dje numrin e gjyqtareve per çdo gjykate te Shkalles se Pare dhe te Apelit, ku bie ne sy shtimi i organikes ne Gjykatat e Tiranes dhe Durresit, perkatesisht me te medhate ne vend.

Ne Gjykaten e Rrethit Tirane jane shtuar 11 gjyqtare, pasi ishte vene re nje numer i madh procesesh te gjykuara nga nje gjyqtar.

Studimi i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise ka percaktuar se numri i gjyqtareve ne Gjykaten e Apelit Tirane ishte shume i vogel dhe i kane propozuar Presidentit qe te shtoje ne kete gjykate shtate gjyqtare te tjere.

Edhe ne Gjykatat e Rrethit dhe te Apelit Durres jane shtuar numri i gjyqtareve, si pasoje e mbingarkeses.

Top Channel