Lejet e ndertimit, pranga ish-deputetit

17/09/2009 08:45

Pranga per ish-deputetin e Partise Demokratike ne legjislaturen e kaluar, Florian Bajramaj, dhe bashkepunetorin e tij Pasho Beqiri.

Kaosi urbanistik ne zonen turistike te Shkembit te Kavajes ka emra te rinj pergjegjesish, qe kane dale gjate punes se Prokurorise se Durresit per te hedhur drite mbi masakren bregdetare.

Burime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres bene te ditur se prej me shume se nje viti, organi i akuzes kishte nisur hetimet mbi veprimtarine e Bajramajt ne periudhen perpara se te fitonte imunitetin e deputetit dhe mbi veprimtarine e zyrtarit Beqiri, per te mberritur deri te dita e djeshme, kur me prova te mjaftueshme per te siguruar vazhdimin e hetimit ne kushte te tjera ka kerkuar nga gjykata arrestimin e tyre.

Abuzimet me pronat publike dhe dhenia e lejeve te ndertimit personave pa tituj pronesie rendojne mbi njeriun qe mbajti per kater vjet radhazi mandatin e deputetit te zones elektorale nr.27 dhe perfaqesoi komunitetin e saj ne Parlament.

Bajramaj dhe Beqiri jane prangosur mbremjen e se merkures rreth ores 19:00, nga sherbimet e Komisariatit te Policise se Durresit ne bashkepunim me Task Forcen e prokurorise dhe sektorin operacional ne Drejtorine e Policise se Qarkut ne zbatim te dy vendimeve te marra dje nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, mbeshtetur ne kerkesen e prokurorise per shperdorim detyre.

Top Channel