Ivanov: Ambasadori ne Kosove, pas gureve kufitare

17/09/2009 11:55

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka deklaruar se vendosja e gureve kufitare nga ana e Prishtines zyrtare eshte pengesa e fundit e vendosjes se marredhenieve diplomatike me Kosoven.

“Tani mbetet vetem qe komisioni kosovar te gjeje zgjidhje per vendosjen e gureve kufitare ne gjatesine prej 1200 metrash, qe ne te dergojme ambasadorin tone ne Prishtine”, ka deklaruar Ivanov.

Ne nje interviste per “Deutsche Welle”, Ivanov ka vleresuar si shume te rendesishme marredheniet mes vendit te tij dhe Serbise, te cilat u permiresuan pas ardhjes se tij ne pushtet.

“Duke njohur pavaresine e Kosoves, Maqedonia prishi marredheniet me Serbine. Sapo mora detyren si president, shfrytezova rastin per t’i rivendosur ato dhe ia arrita qellimit”, ka shtuar Ivanov.

Top Channel