Dita e fundit e Nishanit ne MPB

17/09/2009 08:20

Ikja e Bujar Nishanit nga Ministria e Brendshme eshte pritur sa mire dhe keq. Shume prej punonjesve shprehen me konsiderate te larte per te, duke deklaruar se minister i tille nuk do u vije me, por nuk mungojne edhe ata qe nen ze gezohen qe ai u largua nga ky dikaster.

Ndersa te tjere rrine karshi godines se Ministrise se Brendshme, duke pare se çfare po ndodh, e duke pritur per te kapur ndonje nga drejtoret per te shfrytezuar momentet, me qellim per ndonje vend pune.

Megjithate, edhe vete drejtoret e kesaj ministrie nuk jane te sigurt. Disa shprehen se mund te qendrojne edhe me ministrin e ri, ndersa te tjere mundohen te gjejne lidhjet e tij qe mos te ikin nga kjo detyre.

Por edhe me kete vrull ankthi, ka te tjere qe jane pezmatuar nga puna e perditshme. Ata presin qe te vije ministri i ri dhe te nisin nga e para gjithe punet, sipas objektivave te qeverise se re.

Top Channel