Berat, higjiene e munguar ne shkolla
17/09/2009 12:10
Pothuajse te gjitha shkollat e qarkut te Beratit shfaqin probleme ne lidhje me higjienen dhe masat per parandalimin e infeksioneve te ndryshme.
Ky fakt pranohet edhe nga drejtuesit e Drejtorise se Higjienes qe kane verejtur edhe defektet.
Pas kontrolleve, Drejtoria e Higjienes i kerkoi drejtorise arsimore zgjidhjen e mangesive te verejtura.
Nderkohe po pergatitet edhe nje relacion per bashkine dhe Drejtorine Arsimore qe perfshin edhe cerdhet dhe kopshtet. Organet e shendetesise dhe OBSH ka kerkuar qe ne shkolla te rritet kujdesi.
Top Channel