Ka deshtuar serish seanca e deshmise se te penduarit Adriatik Coli ne gjyqin kunder bandes se Durresit.
Te akuzuarit dhe avokatet e tyre kane bere te gjitha perpjekje qe i penduari Coli te mos deshmoje, duke tentuar te braktisin sallen dhe duke sjelle tension dhe rremuje ne sallen e gjyqit.
Te pranishem ne salle gjate procesit me dyer te mbyllura pohuan se ishte prokuroria qe kerkoi shtyrjen e procesit pasi mungonin disa nga avokatet qe kishin paraqitur raporte mjekesore.
Por gjykata i ka zevendesuar menjehere ata me avokate kryesisht, te caktuar nga shteti. Pikerisht ne kete pike te pandehurit jane revoltuar dhe kane kerkuar te braktisin sallen dhe t’i kthejne ne qeli, por gjykata ka urdheruar policine te mos lejohet askush prej tyre qe te braktise kafazin.
Sapo ka nisur te merrej rrefimi i Adriatik Colit, i pandehuri Ardian Sulejmani ka hequr dore nga mbrojtja e avokatit Detar Hysi duke deklaruar se nuk e donte me si perfaqesues ligjor te tijin.
Per kete zoti Hysi ka braktisur sallen, ndersa pas tij kane lene gjyqin edhe avokatet e tjere qe jane shprehur se nuk jane dakord qe e njejta avokate e caktuar kryesisht nga shteti te perfaqesoje njekohesisht tre persona nen akuze.
Procesi ndaj bandes se Lulezim Berishes ka mese dy vite qe po deshton dhe po shtyhet nga njera seance ne tjetren, por as gjykata, as Ministria e Drejtesise dhe as Dhoma e Avokatise nuk po gjejne zgjidhje per bllokimin e ketij gjyqi.
Top Channel