
Tjeter rast babai moster. Kete radhe ne Melburn te Australise nje prind dyshohet se ka patur marredhenie incesti me vajzen e tij per 30 vjet me rradhe.
Lajmi njoftohet nga mediat australiane ku shtohet se nga raporti seksual me te bijen babai monster ka patur kater femije, njeri prej te cileve ka vdekur fill pas lindjes.
Qe te kater femijet kane lindur ne spital dhe qe te katert ne regjistrat spitalore figurojne pa atesi.
Faktet e tilla kane ndezur polemika ne Australi ku akuzohen autoritetet per neglizhence pasi rastin mund ta kishin ndaluar shume kohe me pare.
Dhunen fizike dhe seksuale ndaj vajzes se tij mendohet qe e ka nisur qysh ne vitin 1970, kur viktima sapo kishte mbushur 11 vjec.
Kjo eshte historia tragjike e nje gruaje tashme 39 vjecare e cila me ne fund ka arritur t’i tregoje gjithcka policise.
Megjithese deklarimet e prindit moster, identiteti i te cilit nuk behet i ditur, se femijet i ka niper, testet e ADN-se vertetuan qe ai eshte babai i tyre.
Babai i viktimes, tashme diku tek 60 vjec ndodhet nen arrest dhe do te prese muajin nentor per te dale perpara gjykates, nderkohe qe viktima, vajza e tij ndodhet nen perkujdesjen e punonjesve sociale.
Top Channel