Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh
Pavaresisht se atje funksionojne strukturat paralele serbe te dala nga zgjedhjet serbe te 11 majit, partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves synon qe ne zgjedhjet lokale te 17 nentorit te fitoje edhe ne tri komunat veriore Zvecan, Leposavic dhe Zubinpotok.
Ne listen me emrat e kandidateve per kryetar komunash, eshte edhe emri i Hamze Ukes i cili do te kandidoje per Komunen e Zubin Potokut, Semi Kelmendi per Komunen e Zvecanit dhe Ardita Hashanit e cila do te kandidoje per Komunen e Leposavicit.
Keshtu AAK behet partia e pare e cila propozon kandidat per komunat veriore te Kosoves. Asnje nga partite politike PDK, LDK, AKR, PSD, etj nuk do te garojne per tri komunat veriore. Ndersa publikoi emrat e kandidateve per kryetare ne 32 komuna, Sekretari i Pergjithshem i AAK-se, Burim Ramadani deklaroi se AAK eshte parti gjitheperfshirese, gjithe-kosovare dhe qellimi i saj eshte integrimi i plote i vendit.
Top Channel