Vjedhja e energjise na kushton 50 mln euro

16/09/2009 08:10

Ata qe nuk paguajne energjine elektrike i kane sjelle nje dem shtetit ne vlera rreth 50 milione euro. Me se shumti ky dem bie ne kurriz edhe ndaj konsumatoreve qe jane te rregullt me faturat.

Humbjet e medha ne rrjetin elektrik po sjellin perkeqesim te bilancit ekonomik te OSSH-se, i cili ne 6 muajt e pare te vitit 2009, (para se te privatizohej), rezulton deficit rreth 1 milion e 239 mije megavat energji elektrike. Duke zbritur 10 per qind nga humbja normale teknike, diferenca e shumezuar me mesataren e importit prej 45 eurosh, del ne perfundimin e rreth 50 milione eurove manget ne arken e shtetit shqiptar.

Sasia e vjedhur ne rrjet, pra e konsumuar, por e papaguar, eshte zevendesuar me rritjen e importit te bere nga KESH-i per llogari te OSSH-se, qe ne pjesen e pare te vitit ishte ende prone e shtetit shqiptar.

Te dhenat zyrtare rreth bilancit energjetik si 6-mujor i pare per 2009-en, jane publikuar dje nga Instituti i Statistikes. Raporti tregon nje situate te permiresuar te sistemit energjetik ne vend, me rritje te prodhimit dhe burimeve energjetike.

Pergjate pjeses se pare te vitit, humbjet ne rrjetin elektrik jane rritur me 7.3 per qind, krahasuar me vitin 2008, per te njejten periudhe. Sipas INSTAT-it, humbjet gjithsej jane 1 239 000 megavat, qe perbejne 27.3 per qind te sasise se energjise per perdorim.

Humbjet ne shperndarje zene 91.3 per qind te sasise se energjise  te humbur ne rrjet. Sa i takon importit (perfshire kembimet), rezultati del me rritje 26 per qind krahasuar me gjashtemujorin e pare te  vitit 2008. Gjate kesaj periudhe, vendi ka importuar rreth 1 869 000 megavat energji elektrike, baras me 38.4 per qind te sasise te perftuar gjithsej ne gjashtemujorin e pare 2009, kur ne 2008-n zinte 42.7 per qind. Rritja e importit ka ardhur si pasoje e humbjeve te medha ne rrjetin shperndares, e cila eshte zevendesuar me energjine e blere ne tregun e huaj.

Energjia elektrike e perftuar nga te gjitha burimet ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009 u rrit me 40 per qind, krahasuar me te njejten periudhe ne vitin 2008. Sipas INSTAT-it, prodhimi total i energjise elektrike ne vend u rrit me 50 per qind, krahasuar me gjashtemujorin e pare 2008.

Ne total, burimet energjetike ne vend kane siguruar nje prodhim prej 2 994 000 megavat, ose 61.5 per qind te sasise gjithsej te energjise. Prodhimi i hidrocentraleve u rrit me 50.5 per qind, duke dhene ndikimin kryesor ne rritjen e burimeve te energjise elektrike. “Rritje te ndjeshme prej 44 per qind ka energjia e prodhuar nga impiantet private e me koncesion krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare”, nenvizon raporti, i cili thekson se, TEC-et gjate gjashtemujorit te pare 2009 nuk kane prodhuar asnje kilovat energji elektrike.
Sasia e vjedhur ne rrjet eshte zevendesuar me rritjen e importit te bere  nga KESH-i per llogari te OSSH-se para privatizimit
 

Top Channel