Vizat, Barrot: Asnje dialog me Kosoven

16/09/2009 21:50

Komisioneri evropian per Drejtesine, Jacques Barrot ka deklaruar nga Strazburgu se per Kosoven aktualisht nuk ka asnje mundesi qe te perfitoje heqjen e regjimit te vizave nga BE.

“Nuk eshte nisur asnje lloj dialogu per heqjen e vizave per Kosoven”, ka deklaruar Barrot, i cili ka vleresuar se kushtet per heqjen e vizave i ka plotesuar vetem Maqedonia.

Ndersa persa i perket Malit te Zi dhe Serbise, komisioneri ka vleresuar se ato kane bere perparime domethenese ne kete drejtim.

Serbise Barrot i ka kerkuar pajisjen e shtetasve te saj me pasaporta biometrike dhe marrjen e masave per ata shtetas qe jetojne ne Kosove.

Top Channel