Tatimet, Konfindustria kerkon procedure transparente

16/09/2009 08:20

Biznesi industrialist mbeshtet ne parim nismen e re te Tatimeve per zgjerimin e aplikimit te TVSH-se, por kerkon kujdes per zbatimin e saj.

Sipas Konfindustrise, reforma e re te mos shikohet vetem si nje menyre per te shtuar te ardhurat ne buxhet, por mbi te gjitha te vleresohet si domosdoshmeri per te luftuar evazionin fiskal masiv te sotem dhe konkurrencen e padrejte ndermjet bizneseve.

Nje tjeter shqetesim per biznesin e madh shikohet rimbursimi i Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Konfindustria kerkon ne menyre te vecante nga vendimmarrja politike, qe te shikoje me perparesi ne menyre te vecante ceshtjen e rimbursimit te TVSH-se per prodhimet bujqesore dhe blegtorale.

“Eshte fakt qe skema e vendosur perpara 1 viti kur lejohet rimbursimi ne masen prej 6 per qind e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale ka deshtuar”, tha administratori i pergjithshem, Gjergj Buxhuku. Nga shuma e perllogaritur ne  buxhet prej afer 50 milione dollaresh per rimbursimin e TVSH-se me skemen ne fuqi per prodhimet bujqesore dhe begtorale nuk eshte perdorur pothuajse asgje.

Kjo do te thote qe fermeret shqiptare te ngarkohen me kosto shtese krejtesisht te paarsyeshme dhe qe godet ne menyre te rende aftesine konkurruese te tyre edhe keshtu mjaft te ulet ne raport me prodhimet e importit. Konfindustria kerkon nga ekzekutivi shqiptar njekohesisht, qe me rastin e shtrirjes se TVSH-se  te rivleresoje rimbursimin edhe per zera te ndryshem te shpenzimeve te bizneseve ne pergjithesi, qe sot nuk rimbursohen dhe kalojne si kosto shtese e drejtperdrejte ne menyre te paarsyeshme dhe ne kundershtim me pervojen e vendeve konkurrente tona ne BE dhe jashte saj.

Biznesi i madh ka me shume se 2 vjet qe i ka kerkuar zyrtarisht qeverise shqiptare shtrirjen e TVSH-se ne te gjithe kategorite e biznesit se bashku me vendosjen e kasave fiskale, si nje mase e domosdoshme per te luftuar evazionin fiskal.  
 
“Te shikohet me perparesi, ne menyre te vecante, ceshtja e rimbursimit te TVSH-se per prodhimet

Top Channel