Remontet, Korca, 4 ore pa drita

16/09/2009 08:25

Jane rikthyer ne zonen e Korces zhurmat e gjeneratoreve dhe nderprerjet e energjise elektrike.

Per shkak te remonteve dhe punimeve ne linja per te permiresuar shperndarjen dhe furnizimin, situata energjetike eshte shoqeruar ne rajonin e Korces me nderprerje te shpeshta. Nga ana tjeter, furnizimi ne oraret kur eshte leshuar energjia elektrike eshte pasuar me tension te ulet.

Per te pakten 3-4 ore ne dite rajoni i Korces nuk do te kete furnizim me energji, per shkak te punimeve qe po kryhen ne linjen e interkonjeksionit me shtetin grek. Duke filluar qe nga dita e hene, ne qytetin e Korces ka pasur nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike, nderkohe qe ne fshatra mesohet se shkeputja ka vijuar per te pakten 6 ore.

Sipas te dhenave nga OSSH-ja, shkak per keto nderprerje te perkohshme te energjise jane bere remontet qe po kryhen ne linjen e interkonjeksionit 400 kilovolt Elbasan-Zemblak, nga ku kryhet import-eksporti dhe shperndarja. Sipas te dhenave prane drejtorise, remontet do te vazhdojne sipas nje grafiku deri diten e diel per te permiresuar furnizimin dhe shperndarjen per periudhen ne vijim dhe gjate dimrit.

Nderprerja e energjise ka rikthyer gjeneratoret per shume subjekte, te cilat nuk jane njoftuar ne kohe per keto nderprerje dhe avari me furnizimin e rregullt.

Top Channel