PS: Ne Kuvend, vetem nese hetohen zgjedhjet

16/09/2009 20:10

Partia Socialiste i eshte pergjigjur deklarates se qeverise, sipas te ciles vleresimi i Brukselit per zgjedhjet e 28 qershorit duhet ta ktheje opoziten ne Parlament.

Ne nje deklarate per shtyp, deputeti i PS Damian Gjiknuri ka deklaruar se partia e tij mund te kthehet ne Parlament vetem nese hidhet drite mbi ngjarjet e dyshimta te regjistruara ne procesin zgjedhor.

“Marredhenia jone e kushtezuar nuk synon rrezimin e Parlamentit, por nxjerrjen e pergjegjesive dhe marrjen e masave qe gabimet te mos perseriten ne te ardhmen. Opozita eshte e gatshme te hyje ne Kuvend menjehere, nese tregohet gatishmeri per te hedhur drite mbi ceshtjen e kerkuar”, ka pohuar Gjiknuri.

Top Channel