
Shpjegimi i sotem i Ministrise se Ekonomise per zgjidhjen e njeanshme te kontrates se qirase me Top Channel per ambjentet e nderteses se ish-ekspozites “Shqiperia Sot”, te dhene nga zedhenesja e ketij institucioni, ka disa te paverteta.
“E ndiejme per detyrim te njoftojme qe qeveria dhe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, duke marre parasysh rendesine e mediave dhe dhenien e mundesive te barabarta per te gjithe, eshte treguar e kujdesshme vecanerisht me Top Channel dhe e ka njoftuar vazhdimisht gjate kesaj periudhe 2 vjecare per fillimin e procedures se privatizimit ne favor te ish-pronareve te objektit”, ka deklaruar zedhenesja Iva Tiko.
Leterkembimi zyrtar per fazen e procedurave te privatizimit te godines ka nisur vetem pak muaj me pare dhe me kerkese te Top Channel dhe jo si obligim i ministrise.
Ne shkresen zyrtare te dates 9 dhjetor 2008, Top Channel kerkon te informohet per privatizimin, por zoti Ruli nuk ka kthyer asnje pergjigje zyrtare. Kerkesa per informacion qe Top Channel i drejton Ministrise se Ekonomise perseritet serish ne 3 mars te vitit 2009, ku kerkohet informacion per privatizimin e objektit dhe marrjen ne konsiderate te investimit te kryer nga Top Channel ne procesin e privatizimit te ish-ekspozites.
Por pergjigjia zyrtare e ministrise dhe zotit Ruli vjen vetem pak muaj me pare dhe jo dy vjet sikunder pretendon ministria.
“Ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil, konkretisht 84 dhe 85, paragrafi dy, kontrata ka pushuar se prodhuari efekte per palet qe ne momentin kur prona eshte privatizuar”, ka pohuar Tiko.
Edhe kjo deklarate e sotme e zedheneses ne emer te Ministrise se Ekonomise ka kunderthenie me leterpergjigjen qe vete ministria i ka dhene Top Channel ne vijim te kerkeses se tij per informacion.
Ne kete leter te dates 19 mars 2009, te firmosur nga drejtoresha e pergjithshme e Sherbimeve Tregtare, Mimoza Vokshi, ministria vijon t’i kerkoje Top Channel realizimin e treguesve te punesimit dhe investimeve per vitin 2008 sipas kontrates me efekte deri ne 2025, pa paralajmeruar nderprerjen e mundshme te investimeve per shkak te nderprerjes se mundshme te kontrates, sikunder ndodhi pak dite me pare kur Top Channel njoftohet se duhet te largohet nga ekspozita.
“Ne respekt te detyrimeve kushtetuese dhe ligjeve te tjera, prona i eshte transferuar pronareve te ligjshem dhe ndaj ketij detyrimi as qeveria dhe as ministri i Ekonomise nuk mund t’i shmangen”, ka theksuar Tiko.
Edhe kjo pjese e deklarates mbart pasaktesi. Top Channel nuk kerkon shkelje te ligjit, por barazi me te drejta te barabarta te te gjitha paleve. Kushtet e investimit te parashikuara ne kontraten e qirase me ministrine, Top Channel i ka tejkaluar me 2.5 here dhe punesimin me 5 here, fakte keto te dokumentuara edhe ne dikasterin e zotit Ruli, qe vertetojne zbatimin me rigorozitet te ligjit dhe per te cilin Top Channel kerkon te zbatohet po ne menyre rigoroze dhe te drejte.
Top Channel ka te tjera fakte ne favor te argumentit te tij per padrejtesine e prishjes se njeanshme te kontrates se qirase per ish-ekspoziten, por ato kerkojne pergjigjen e zyrtareve te ministrise, pergjigje qe zedhenesja e tij nuk mund t’i jape dot. “Nuk ka pyetje nga gazetaret. Faleminderit”, e ka mbyllur zedhenesja konferencen.
Top Channel