Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ka arritur gjate ketij viti fitime me te medha se ne vitet e meparshme, duke tejkaluar parashikimet e autoriteteve.

Sipas mediave kosovare, ANP ka siguruar gjate 2009-es 7.6 milione euro ne fitim neto, nga 7.4 milione qe ishin parashikuar ne fillim te vitit dhe ne rishikimin e buxhetit ne muajin qershor.

Sipas burimeve, rritja ne krahasim me vitin e kaluar eshte rreth 600 mije euro, duke qene se ne 2008-en u regjistrua nje fitim prej 7 milione eurosh.

“Jane tejkaluar te gjitha parashikimet qe ishin bere per vitin 2009, nga fundi i te cilit duhen edhe 4 muaj. Ne shpresojme qe deri ne fund te vitit fitimet te arrijne ne 10 milione”, ka deklaruar Altin Ahmeti, koordinator i ANP.

Top Channel