INSTAT: kriza uli kostot e prodhimit

16/09/2009 09:00

Per shkak te krizes ekonomike, biznesi po perfiton te prodhoje me kosto me te ulet.

Vezhgimi i fundit, bere nga INSTAT per tremujorin e dyte te vitit 2009, del me ulje te kostos 0.5 per qind, krahasuar me vitin 2008. Duke i ndare ne sektore, industria nxjerrese shenoi nje rritje te kostos me 0.5 per qind.

Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 1.8 per qind. Indeksi i cmimeve te prodhimit ne degen “Industri perpunuese” shenoi ulje me 0.2 per qind. Ketu perfshihet ulja e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet: “Industria ushqimore” me 0.1 per qind.
“Industria e kaucukut dhe plastikes” me 0.7 per qind, “Metalurgjia dhe perpunimi i metaleve” me 2.2 per qind etj. Ndersa cmimet e prodhimit ne aktivitetet e tjera si: “Industria tekstile”, “Industria e letres, kartonit, botime”,
“Fabrikimi i mobilieve, sherbime te tjera” kane shenuar rritje perkatesisht me 2.5 per qind, 0.4 per qind dhe 1.0 per qind. Kosto e prodhimit eshte ulur edhe per produktet vendase, me 0.3 per qind, ku ulje me e madhe verehet ne industrine perpunuese.

Pavaresisht panorames pozitive, sektori i fasonit vazhdon ende te goditet nga kriza. Sipas INSTAT-it, industria ushqimore dhe pijeve ka pesuar rritje te kostos me 3.9 per qind, kurse industria tekstile me 2.5 per qind. Keta sektore operojne me lende te pare importi, duke rieksportuar.

Top Channel