Grindje mes adoleshenteve ne shkolle

16/09/2009 11:45

Nje tjeter adoleshent eshte plagosur rende me thike nga moshatari i tij, vetem ne diten e trete te shkolles ne kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur ne shkollen 9-vjecare “Bajram Curri” ne Tirane, rreth ores 10:30 minuta te se martes.

Sipas nje njoftimi zyrtar te policise se kryeqytetit thuhet se ajo u informua per ngjarjen pak minuta pasi ajo ndodhi dhe arrestoi menjhere autorin e saj, 14-vjecar. Pasi eshte marre ne pyetje ne prani te prinderve dhe te nje psikologoje autori i ngjarjes se rende tha se e kishte qelluar per shkak te nje konflikti te nisur nje dite me pare dhe qe kishte perfunduar ne grindje fizike dhe fyerje te renda.

Autori i krimit tha se e kishte ruajtur ne daljen e tij nga klasa dhe e kishte qelluar. Nderkohe qe i plagosuri u transportua me nje shpejtesi ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku ndodhet jashte rrezikut per jeten nen kujdesin e nje grupi mjekesh.

Por pas kesaj ngjarjeje te rende policia e Tiranes deklaron se pajisja e adoleshenteve me thika dhe sende te mprehta mbetet nje problem dhe ka deklaruar se eshte duke hartuar nje plan masash me Drejtorine Arsimore te Tiranes.

Gjithsesi i mbetet policeve private qe ruajne keto shkolla te ushtrojne funksionet e tyre per eleminimin e ngjarjeve te renda.

Top Channel