Bakojanis, takim me Nimic ne Nju Jork

16/09/2009 16:25

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis do te takohet ne fund te muajit ne Nju Jork me te derguarin e posacem te OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave ne kete takim do te bisedohet pikerisht mbi rrjedhen e bisedimeve per gjetjen e nje zgjidhjeje te kontestit greko-maqedonas.

Ceshtja ne fjale ka bllokuar anetaresimin e Maqedonise ne NATO dhe se fundmi Athina zyrtare ka paralajmeruar se do te pengoje edhe fillimin e bisedimeve per anetaresimin ne BE.

Top Channel