A/H1N1, mberrin sasia e pare e vaksinave

16/09/2009 08:35

Ministria e Shendetesise nuk ka bere asnje njoftim zyrtar per mberritjen e sasive te konsiderueshme te vaksines se gripit te zakonshem.

Edhe sipas Institutit te Shendetit Publik, ende nuk dihet se kur do mberrije me ekzaktesi sasia e pare e vaksinave te gripit te zakonshem. Por pavaresisht ketyre deklaratave, qytetaret dhe farmacistet, ne bashkepunim me grosiste e njekohesisht edhe ne saje te lidhjeve te tyre te kooperimit mes homologeve ne vendet e Bashkimit Europian, kane arritur te gjejne menyrat e tyre alternative per te zgjidhur problemin e mbrojtjes nga gripi i derrit.

Disa nga farmacite kryesore te kryeqytetit tashme kane siguruar sasi te vogla vaksinash per klientet e tyre. Vaksina e gripit te zakonshem ka nisur te shitet prej disa ditesh, nderkohe qe nje pjese e mire e barnatoreve as nuk kane arritur t’i nxjerrin produktet ne vitrine, sepse ato kane “avulluar”.
Ne menyre private, nje pjese e farmacive me te njohura ne kryeqytet kane arritur te sigurojne sasi vaksinash, te cilat jane shperndare me porosi. Qytetaret duke nisur nga muaji gusht kane kerkuar paketa vaksinash per te afermit e femijet, duke krijuar keshtu nje sasi te konsiderueshme per t’u blere me shumice.

Vaksinat kane ardhur nga vendet e Bashkimit Europian dhe jane siguruar duke zbatuar te gjitha rregullat e tregtise se barnave ne territorin e vendit tone. Cmimi i vaksinave ka qene 1200 leke te reja dhe ne disa farmaci te qendres se Tiranes sot kryeqytetasit mund te sigurojne disa doza.

Kjo vaksine ndihmon per te imunizuar organizmin nga qarkullimi i gripit te zakonshem 2009-2010. Kryesisht vaksina sugjerohet per femijet e vegjel, moshat e treta, pacientet kronike dhe personat qe jane ne levizje te vazhdueshme. Per sa i takon periudhes kur mund te merret eshte nga shtatori deri ne nentor, me pas vaksina ul efektshmerine.

Top Channel