67-vjetori i Konferences se Pezes

16/09/2009 15:10

Gjate paradites ne Peze ne fshatin disa kilometra larg Tiranes ku 67 vjet me pare u mbajt Konferenca e Pezes dhe bashkoi te gjitha rrymat pavaresisht nga bindjet politike kunder fazhizmit, drejtues te se majtes dhe te veteraneve si dhe banore te zones kujtuan dhe nderuan kete moment historik te Shqiperise.

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e konsideroi konferencen e Pezes nje pike te palekundur referimi per historine.

“Konferenca e Pezes eshte nje pike e palekundshme dhe qe mbetet gjithnje aktuale ne referimin tone ndaj historise, si nje moment kur shqiptaret me bindje dhe perkatesi te ndryshme, por me nje pike te perbashket referimi qe kishte te bente me atdheun, me lirine dhe me te ardhmen e tij, u bashkuan dhe i dhane jete nje fronti antifashist qe solli me pas edhe clirimin e vendit”, u shpreh Rama.

Me pas te pranishimit vune kurora dhe tufa me lule ne varrin e Myslym Pezes dhe ne Varrezat e Deshmoreve, ne Peze.

Top Channel