Te pagjeturit, familjaret nderpresin greven

15/09/2009 14:25

Familjaret e personave te pagjetur kane nderprere sot greven e urise, pas nje takimi te zhvilluar me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave kreu i shtetit ka premtuar nje angazhim me te madh ne identifikimin e 405 mbetjeve mortore.

Burimet shtojne se ne takim ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtesise Nekibe Kelmendi, e cila ka premtuar gjithashtu angazhimin e institucioneve te Kosoves.

Top Channel