Norvegji, te majtet rikonfirmohen ne pushtet
15/09/2009 08:00
Koalicioni i qendres se majte ne Norvegji ka fituar zgjedhjet legjislative qe u zhvilluan diten e djeshme.
Rezultatet jane pothuajse perfundimtare, pasi eshte numeruar 99.9 per qind e votave. Lideri laburist Jens Stoltenberg konfimohet keshtu ne krye te qeverise.
Koalicioni i tij, me te cilin jane bashkuar edhe socialistet me partite e qendres, ka fituar 86 vende nga 169 qe ka Parlamenti norvegjez. Per te pasur mazhorancen absolute nevojiten 85 vende.
Top Channel