Pas shume viteve ne mergim, Sergjan Dasic eshte kthyr serish ne vendlindjen e tij ne Rudic te Klines.

Sebashku me te jane kthyer edhe 10 familje te tjera serbe dhe nje shqiptare. Pervec rindertimit te shtepive nje kateshe, familjet serbe jane shperblyer edhe me 3 traktore, per te cilet Sergjani thote se, do te mund te punoje token dhe te vazhdoje jeten ne Kosove.

“Ne Serbi nuk kam pasur shtepi. Deri me tani kam jetuar Kralev ne nje shtepi private.Tani kam shtepine time dhe jam shume i knaqur. E dua fshatin, ketu ka siguri per ne, nuk eshte rrezik dhe fashti eshte shume i bukur. Jam i lumtur qe jam kthyer ne fashtin ku babai im ka jetuar”, shprehet Dasic.

Projekti i kthimit e familjeve ne fshat eshte financuar nga qeveria e Britanise se Madhe me nje shume prej 245 mije euro dhe eshte implementuar nga UNDP-ja dhe komuna e Klines. Megjithese nuk kishte qene ne Kosove per me shume se 20 vite, Radosav Dasic thote se, kthimi ne shtepi ia ka ndyshuar jeten.

“Kur kam ardhur kam pasur shume stres dhe kur e kam pare fshatin ku nuk kam qene para  20 viteve e kisha te veshtire. Tani jam njeriu me i lumtur ne bote. Sidomos pas ndertimit te shtepise. Tani mund te punojme dhe vazhdojme jeten”, shprehet shtetasi kosovar me kombesi serbe.  
 

Top Channel