Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, Markus J. Bentler, i cili dorezoi vendimin e strukturave komanduese te NATO-s me vleresimin se Forca e Sigurise e Kosoves ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale.

Vendimi i NATO-s eshte marre pas sugjerimit te Shtabit te Pergjithshem te KFOR-it, i cili ka vezhguar stervitjen e  FSK-se ne operacionin “Luani i Shkathet”. Sipas vleresimit, pjesetaret e FSK-se gjate kesaj stervitjeje kane shenuar rezultate te mira ne fushat e deminit, kerkim-shpetimit, zjarrefikjes e operacione te tjera.

“Vendimi per vleresimin se Forca e Sigurise e Kosoves ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale eshte nje lajm i madh per Kosoven”, tha Presidenti Sejdiu gjate takimit me komandantin Bentler. Gjithashtu, Sejdiu falenderoi mbeshtetjen e vazhdueshme te institucioneve dhe te popullit te Kosoves per forcat e KFOR-it.

Top Channel