Pacienti ka humbur jeten ne oret e para te mengjesit ndersa kurohej ne gjendje teper serioze, ne pavionin e reanimacionit me simptomat e nje pneumonie teper te rende, e cila ka cuar ne mosfunskionim te sistemit te frymemarrjes ne fillim dhe me pas te organeve te tjera.

Eshte rasti i pare i vdekjes se nje pacienti me virusin A/H1N1 i cili nuk vuante nga asnje semundje tjeter.

Gripi i derrit sipas specialisteve ne shumicen e rasteve ka shenja te lehta, por ne raste te rralla shfaqet i paperballueshem per persona ne moshe te re dhe te shendetshem ne baze edhe te statistikave ne te gjithe boten.

Ne Greqi numri i rasteve serioze me gripin e derrit ne Greqi ka shkuar ne 13, tre prej te cileve midis tyre dhe nje shtetas shqiptar kane humbur jeten.

Nderkaq 500.000 dozat e para te vaksinave kunder gripit AH1N1 pritet te mberrijne  pas dy javeve dhe organet e shendetsise kane deklaruar se deri atehere do te jete perfunduar edhe planifikimi i shperndarjes se tyre.

Top Channel