
Te pakten 11 persona kane humbur jeten gjate fundjaves se dhunshme ne rajonin e Kaukazit, ku u regjistruan disa sulme terroriste, perfshire dy vetevrasese.
Tre militante ishin mes kater personave qe mbeten te vrare kur forcat e sigurise sulmuan nje shtepi ne Dagestan diten e shtune.
Ndersa dy sulme vetevrasese qe kishin si objektiv forcat e policise ne afersi te Cecenise dhe Ingushetise i moren jeten nje civili dhe plagosen disa agjente.
Nderkohe, tre oficere policie humben jeten ne dy sulme te tjera, ndersa nje rebel u vra pasi u qellua nga uniformat blu.
Nje numer i madh vdekjesh jane regjistruar ne rajonin e Kaukazit muajin e fundit, ku spikat rritja e akteve te dhunes ndaj forcave te policise dhe zyrtareve te tjere.
Muajin e kaluar mbi 20 persona humben jeten kur nje atentator vetevrases u hodh ne ere prane nje komisariati policie ne Ingusheti.
Top Channel