Portugalia mbeshtet anetaresimin e Kosoves ne strukturat evropiane dhe do ta ndihmoje ate ne aspiratat e saj integruese.

Eshte ky premtimi qe ministri portugez i Mbrojtjes Severiano Teixeira i ka bere presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, gjate nje vizite qe po zhvillon ne Prishtine.

“Kosova ka te ardhme evropiane dhe ne jemi te vendosur qe ta ndihmojme ne realizimin e aspiratave te saj”, ka deklaruar Teixeira, duke shtuar se edhe institucionet e Kosoves duhet te punojne ne kete drejtim.

Ndersa presidenti Sejdiu, nga ana e tij ka vleresuar rolin e Portugalise ne njohjen e pavaresise dhe eshte shprehur i gatshem per thellimin e bashkepunimit mes dy vendeve.

Top Channel