Pakistan, turma shtyp per vdekje 18 persona
14/09/2009 20:50
Te pakten 18 persona, shumica e te cileve gra dhe femije, kane humbur jeten ne jug te Pakistanit pasi u shkelen nga turma qe po priste shperndarjen e miellit.
Tragjedia ndodh gjate muajit te shenjte te Ramazanit, ku tradicionalisht organizohen aktivitete humanitare.
Dhurimi i miellit ishte organizuar nga nje donator privat, qe u arrestua pasi nuk kishte njoftuar policine per shperndarjen.
Top Channel