Kuba, Obama zgjat me nje vit embargon

14/09/2009 21:05

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama ka vendosur te zgjase edhe me nje vit embargon tregtar dhe financiar ndaj Kubes.

Lajmin e ka bere te ditur Shtepia e Bardhe permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen thuhet se vendimi eshte marre ne baze te interesave te SHBA.

Vendimi u mor ne diten kur skadonte viti i embargos se vendosur nga presidenti i meparshem George W. Bush.

Embargoja e pare tregtare dhe financiare u vendos ndaj Kubes pothuajse 50 vjet me pare.

Top Channel