Keler: Gjermania, lobiste per Maqedonine

14/09/2009 18:55

Gjermania mbetet nje lobiste per Maqedonine dhe mbeshtetese e fuqishme e aspiratave te saj per anetaresim ne BE.

Ka qene ky premtimi qe presidenti Gjorgje Ivanov ka marre sot nga homologu i tij gjerman Horst Keler, gjate nje takimi te zhvilluar ne Berlin.

Sipas Ivanov, Keler ka shprehur bindjen e tij se Maqedonia do te marre nje raport pozitiv nga BE dhe nje date per fillimin e negociatave per anetaresim.

Gjithashtu Ivanov ka nenvizuar se ne takim eshte biseduar edhe per ceshtjen e emrit kushtetues, ku presidenti gjerman ka shprehur interesin e tij qe ky kontest te zgjidhet sa me shpejt.

Top Channel