Izrael, presidenti Perez kalon naten ne spital

13/09/2009 08:20

Presidenti i Izraelit, Shimon Perez eshte shtruar me urgjence ne spitalin e Tel Avivit per shkak te nje problemi shendetesor. Ai kaloi nje gjendje te fiketi por gjendja e tij u permiresua ndjeshem gjate oreve te paradites duke dale nga spitali.

Kreu 86 vjecar i shtetit hebre ka ndier shqetesime gjate nje ceremonie ne Qendren Rabin, duke u shtruar me shpejtesi ne spitalin Shiba ku iu nenshtrua analizave te hollesishme. Lajmin e ben te ditur radioja publike ne Izrael.

Pasi ka dale nga spitali, gjendja e tij shendetesore eshte stabilizuar dhe sipas mjekut personal, Rafi Valdan, Perez e kaloi momentin e veshtire. Vete presidenti nuk ka bere asnje koment para se te hipte ne makinen qe e shoqeroi per ne shtepi.

Gjate momentit te fjales se mbajtur para disa te rinjve, presidenti izraelit kaloi nje gjendje te fiketi dhe pasi e mori veten, deshironte te vazhdonte fjalen sikur te mos kishte ndodhur asgje, madje nuk pranoi as te transportohej ne spital.

Gjate muajve te fundit, Perez nuk eshte kursyer ne udhetime. Pak jave me pare ai ishte ne SHBA ku u takua me homologun amerikan, Barak Obama, ndersa zhvilloi nje tur edhe ne vendet islamike. Gjithashtu Perez ka zhvilluar takime te shumta edhe me eksponete politike te ndryshem ne Jeruzalem.  

 

 

Top Channel