Trojet industriale, 50% me bono

12/09/2009 08:45

Qeveria ka zyrtarizuar perdorimin e bonove dhe letrave me vlere ne shitblerjen e trojeve shteterore. Vendimi qe mban daten 29 korrik, por qe dje ka hyre ne fuqi, udhezon individet qe kane interes te blejne tokat e shtrira ne hapesira shteterore, perfshi edhe nen objekte.

Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha per te perdorur letrat me vlere ne procesin e privatizimeve apo legalizimit te ndertimeve pa leje, ka rritur interesin e tyre, qe per disa vjet rresht kane “fjetur” ne xhepin e cdo individi qe i posedonte.

Ndryshimet e propozuara nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, i referohen ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e prones”.

Sipas vendimit, cmimi i trojeve prone shteterore, ne zonat industriale, ku ushtrohet veprimtari ekonomiko-industriale, ne objektet e ndertuara mbi to, do te jete sa vlera e cmimit te trojeve te kategorive, te miratuara me vendimet e meparshme, pra me vlere tregu.

Individet e interesuar duhet te kene parasysh vendimin “Per miratimin e cmimeve te trojeve, te percaktuara ne hartat perkatese”, per qarqet e Beratit, Gjirokastres, Vlores e te Dibres, si dhe qytetet Bulqize, Burrel, Klos dhe Vlore, miratuar ne 2007-en, por edhe VKM-te e tjera qe percaktojne vleren e tregun per zonat si Fieri, Elbasani, Tirana, Vlora, Durresi dhe Shkodra.

Pika dy e vendimit te ri thekson se, me keto cmime te miratuara nga qeveria ne dy vitet e fundit, do te llogaritet jo vetem siperfaqja nen objekt, por edhe ajo ne funksion te tij.

Sa i takon perdorimit te bonove, qeveria sqaron edhe nivelin e tyre.

“Ne rast privatizimi te ketyre trojeve, pagesa do te behet 50 per qind ne leke dhe 50 per qind me leke privatizimi, letra me vlere apo bono privatizimi”, thuhet ne vendim.

Per saktesim, zona industriale jane te gjitha ato zona te miratuara si te tilla me vendim te KRRT-se, dhe te KRRTRSH-se ne baze te akteve ligjore ne fuqi, per kryerjen e veprimtarive ekonomiko-prodhuese.

Perdorimi i bonove do te rritet ndjeshem ne ditet qe vijne, pasi qeveria vendosi qe nje pjese e ndertimit pa leje mund te paguhet edhe me letra me vlere.

Keshtu, ai qe ka zene nje parcele me hapesire nga 100 deri ne 500 metra katrore, ne zona informale, ka te drejte qe 80 per qind te vleres se saj ta paguaje me letra me vlere.

Ndersa ata qe kane zene me shume se 500 metra katrore ne keto zona, mund te paguajne ne letra me vlere vetem 50 per qind te vleres se tij, kurse pjesen tjeter me cmimin e tregut.
 

Top Channel