Partia Reformiste ORA ka vleresuar se nenshkrimi i protokollit ne mes te EULEX-it dhe Beogradit zyrtar, ofron Serbine me BE-ne ndersa e largon Kosoven nga ky union.

“Ky protokoll do te ndihmoje Serbine per pershpejtimin e hapave per liberalizimin e vizave dhe afrimin me BE. Gje e cila ne kushte normale te fqinjesise se mire do te ishte inkurajuese edhe per ne, se do te na jepte shprese se edhe ne ne te ardhmen e afert do te bashkengjitemi familjes se madhe te BE-se. Por per te gjithe jane te njohura aktivitetet e Serbise ne pengimin e sovranitetit tone, dhe afrimi i nje fqinji me BE me orientim armiqesor ndaj nesh, do te thote largimi i Kosoves nga keto procese te liberalizimit apo aderimit ne BE”, ka deklaruar te shtunen liderja e ORA-s, Teuta Sahatcija.

Sahatcija ka kritikuar udheheqesit e institucioneve te vendit, duke thene se, kjo nuk eshte hera e pare qe pala kosovare te paraqitet si spektatore e jo si aktore per zhvillimet te cilat kane te bejne pikerisht me Kosoven dhe nuk eshte ne gjendje te shohe, e aq me pak te parasheh, mundesite te perfitimin e Kosoves nga keto zhvillime.

Top Channel