Ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica e ka cilesuar si “nje poshterim” nenshkrimin e protokollit policor mes Beogradit dhe misionit EULEX.

Sipas Koshtunices, aktualisht kryetar i Partise Demokratike te Serbise, protokolli ndan Kosoven nga Serbia dhe percakton kufijte e dy vendeve.

“EULEX ne dokumentet e tij zyrtare e pranon Kosoven si shtet te pavarur, i cili i ka kufijte e vet. Prandaj, me nenshkrimin e protokollit, qeveria aktuale e ka poshteruar Serbine dhe i ka kthyer shpinen popullit tone ne Kosove”, ka deklaruar Koshtunica.

Kritika ndaj Beogradit zyrtar kane ardhur edhe nga Partia Radikale Serbe, e cila e ka cilesuar nenshkrimin e protokollit si “nje tradheti te madhe”.

“Duke kenaqur SHBA me nenshkrimin e protokollit me EULEX-in, qeveria ka konfirmuar se ka hequr dore nga Kosova dhe ka pranuar pavaresine e saj”, ka deklaruar kjo parti permes nje komunikate.

Top Channel