Ne prag te mbledhjes se radhes te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ku do te diskutohet edhe per Kosoven, shefi i diplomacise serbe, Vuk Jeremic ka paralajmeruar se atje do te zhvillohet, “nje beteje e madhe diplomatike mes Beogradit dhe Prishtines”.

“Ne baze te informatave qe i marrin, Prishtina ne kohen e fundit e ka forcuar dukshem tempin e lobimit dhe po shfaqet jashtezakonisht agresive. Asambleja e Pergjithshme do te duhej te ishte kurorezimi i perpjekjeve te tyre te muajve te fundit, per te bindur nje numer te konsiderueshem shtetesh qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves, te bejne nje gje te tille”, ka thene Jeremic, duke shtuar se, ‘as Serbia nuk eshte duke ndenjur duarkryq”.

“Perkundrazi. Çdo dite kemi me dhjetera biseda me nivelet e ndryshme boterore dhe kemi nje strategji te percaktuar qarte per t’i ndalur perpjekjet e Prishtines”, ka thene Jeremic, ben te ditur Telegraf.

Top Channel