Ivanovic: Protokolli nuk perfshin doganat

12/09/2009 19:40

Sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic ka deklaruar se protokolli i nenshkruar me misionin EULEX nuk parashikon mbulimin e sistemit te doganave.

Ivanovic ka hedhur poshte keshtu deklaratat e shefit te ICO-se, Piter Feith, i cili u shpreh ne favor te kalimit te doganave nen kontrollin e EULEX-it.

“EULEX ka nenshkruar marreveshje me Ministrine e Brendshme te Serbise, e cila nuk ka autoritet mbi doganat. Nese edhe kjo sfere duhet te mbulohet, atehere EULEX duhet te beje marreveshje me Drejtorine e Doganave te Serbise”, ka pohuar Ivanovic.

Top Channel