Itali, lirohet shqiptari i marre peng
12/09/2009 10:30
Nje shqiptar i marre peng diten e enjte, eshte liruar dje ne mbremje nga nje aksion i policise se Ravenes, ne Itali.
Pengu 47-vjecar mbahej i izoluar ne nje kapanon ne portin Fuori, ne periferi te qytetit.
Gjate operacionit jane vene ne pranga dy persona, nje shqiptar 29-vjecar dhe nje italian 45-vjecar, te dy me precedente penale.
Per lirimin e pengut ishte kerkuar nje shume parash me nje vlere prej 50 mije eurosh.
Top Channel