EULEX: Asnje veprim ne dem te Kosoves

12/09/2009 12:35

EULEX deklaron se ky mision nuk do te ndermerrte kurre asnje hap qe do ta demtonte Kosoven.
Kjo deklarate vjen, pas reagimit te presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçit ne lidhje me nenshkrimin e protokollit per bashkepunim policor mes EULEX-it dhe Serbise.

Lideret kosovare kane thene se Kosova nuk eshte pjese e kesaj marreveshje. Por, ne deklaraten per media te EULEX-it thuhet se aranzhimet me Beogradin jane “te natyres teknike dhe kane per qellim luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandes”.

Ne komunikate thuhet se keto aranzhime te nenshkruara ne emer te EULEX-it jane nje hap perpara per te permiresuar sundimin e ligjit ne tere Kosoven. Misioni, thuhet ne komunikate, do te vazhdoje te kerkoje, bashkepunim operativ per te gjitha çeshtjet, qe lidhen me mandatin e tij.

Top Channel