Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Pjeset e skeletit te nje njeriu jane zbuluar ne Katund Sukth te Durresit nga nje banor qe merret me hapjen e puseve ne fshat, duke zgjuar shpresen e shume familjeve qe kane humbur pa gjurme te afermit e tyre dhe kerkojne te kene nje varr per ta.
Ndersa po germonte per te hapur nje pus uji me pagese per nje bashkefshatar, Skender Preza ka gjetur nje skelet, disa metra nentoke.
Prania e prangave te vjetra gjermane prane pjeseve te skeletit e ka bere dhe me te mistershme ngjarjen. Germuesi ka menduar fillimisht se po zbardh nje krim te fshehur, por ekspertet mjeko-ligjor nga kqyrja paraprake e mbetjeve skeletore, ku dalloheshin qarte pjese te kafkes dhe gjymtyreve, thone se krimi duhet te jete shume me i hershem ne kohe.
Do te jene rezultatet e analizave ne laboratorin kriminalistikes ato qe do te percaktojne kohen dhe shkakun e vdekjes, si dhe moshen e personit te cilit i perkiste skeleti.
Paraprakisht dyshohet qe eshtrat t’i perkasin ndonjerit prej te ekzekutuarve pa gjyq te kohes se diktatures ose te jene dhe me te hershme ne kohe, duke u zhvendosur ne vitet e Luftes se Dyte Boterore.
Top Channel