Berisha kryeminister, urim nga Sarkozy
12/09/2009 13:55
Kryeministri Sali Berisha ka marre nje mesazh urimi nga homologu i tij francez Nikolas Sarkozy pas riemerimit te tij ne krye te qeverise.
Sipas zedheneses per shtyp Juela Mecani, presidenti Sarkozy ne letren drejtuar zotit Berisha i ka shprehur mbeshtetjen e plote te tij dhe te Frances per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
Perparimet e konstatuara ne keto zgjedhje, thuhet ne leter, perfaqesojne nje fitore te demokracise, qe afron edhe me shume Shqiperine europiane.
Duke kerkuar thellimin e marredhenieve mes dy vendeve presidenti Sarkozy ka inkurajuar qeverine shqiptare te vijoje me kete ritem reformat ne te gjithe sektoret kyc per vendin.
Top Channel