Vendet e Quintit: Protokolli, asnje ndikim per Kosoven

11/09/2009 10:05

Ambasadoret e vendeve te Quintit sigurojne qytetaret e Kosoves se marreveshja teknike ndermjet EULEX dhe Serbise per bashkepunim policor dhe menaxhimin te kufijve nuk ka asnje ndikim ne ceshtjen e pavaresise, sovranitetit dhe integritetit territorial te Kosoves.

Ne nje deklarate te perbashket te perfaqesuesit nderkombetar civil dhe krereve te misioneve te Frances, Gjermanise, Italise, Mbreterise se Bashkuar dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Kosoven thuhet se “Vendosja e EULEX-it u pranua nepermjet aktit sovran te institucioneve te Republikes se Kosoves, me ane te Deklarates se Pavaresise, Kushtetutes, dhe fteses se presidentit te Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, bere Sekretarit te Pergjithshem/Perfaqesuesit te Larte Solana per te themeluar EULEX-in.  Kerkesa e Republikes se Kosoves per te marre perkrahje nga EULEX-i eshte nje akt sovran i udheheqesise se Kosoves”.

Top Channel