Policia malazeze konfirmoi te enjten se ne vendkalimin kufitar midis Kosoves e Malit te Zi, ne Kulle, eshte parandaluar trafikimi i dy vajzave te mitura nga Shqiperia, te cilat mendohet se nepermjet Kosoves dhe Malit te Zi, do te shkonin ne Itali.

Ne taksine e tipit “Mercedes Benz” me targa te Kosoves, te cilin e drejtonte shtetasi kosovar I.P., 56 vjeç, nga Peja, sipas policise malazeze, ndodheshin tre shtetase te Republikes se Shqiperise, nga mosha 21 deri ne 27 vjeç.

“Ne uleset e fundit ishin te fshehura edhe dy motrat e mitura I.M. dhe L.M. nga Shqiperia, te cilat nga dokumentet personale kishin vetem certifikaten e lindjes me fotografite e tyre”, tha zedhenesja e policise, Tamara Popoviç. Ato i deklaruan policise se gjoja jane nisur te vizitojne gjyshen ne Mal te Zi, por nuk dinin as emrin, as vendndodhjen e saj.

Top Channel