Policia e Kosoves ka kthyer mbremjen e djeshme nje grup prej 80 shtetasish serbe, te cilet me autobuzet e tyre po perpiqeshin te shkonin ne perurimin e nje lapidari kushtuar viktimave serbe te luftes.

Lidhur me ngjarjen, e ndodhur ne afersi te Skenderajt, kane reaguar autoritetet serbe, te cilat kane denoncuar bastisjen qe sipas tyre u eshte bere udhetareve nga policia kosovare.

Zyrtaret serbe pretendojne se per kete vizite ata kishin lajmeruar perfaqesuesit e misionit EULEX, te cileve u kishin kerkuar edhe shoqerimin e udhetareve. Nga ana e saj, Policia e Kosoves ka hedhur poshte akuzat e bera nga Beogradi.

Top Channel