Me gjithe kundershtimin e pales kosovare, nenshkruhet protokolli per bashkepunim policor ndermjet EULEX-it dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise. (UPDATE)

Lajmin e beri te ditur zedhenesi i EULEX-it, Christopher Lamfalusi i cili tha se firmen e ka vene shefi i policise se misionit evropian, Rainer Kuehn, ndersa per Serbine, zevendesdrejtori i policise se shtetit serb.

EULEX-it po keshtu njoftoi se kjo marreveshje nga pala serbe eshte nenshkruar me 3 gusht, nderkohe qe ne Prishtine zhvilloheshin bisedime me autoritetet kosovare.

Lamfalusi tha se protokolli i nenshkruar eshte tenik dhe do te sherbeje qe EULEX-i dhe Beogradi te shkembejne informata per rastet me te cilat merret misioni evropian.

Ne protokollin qe tashme eshte nenshkruar thuhet se ne baze te ketij protokolli bashkepunimi, palet duhet te punojne ne baze te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe bazes se veprimit te perbashket te keshillit te BE-se, duke iu referuar raportit te parafundit te sekretarit te pergjithshem te OKB-se ne te cilin kane figuruar gjashte pikat.

Protokolli thote se palet bashkepunojne per cdo rast qe lidhet me aktivitete te jashteligjshme ne kufi, qe i referohet me kete emer si edhe me linje administrative.

Palet e mbajne njera-tjetren te informuara per ligjet, rregulloret dhe per masat per parandalimin e aktiviteteve te jashteligjshme.

Asnjera pale nuk duhet te beje publike informatat, te dhenat apo dokumentet per qellime te jashtme protokolli, ky dokument thote se EULEX-i dhe MPB-ja serbe duhet te mbajne takime javore lokale, takime mujore rajonale dhe takime qendrore kater here ne vit.

Drejtuesit e larte te pjesemarresve do te takohen dy here ne vit per te rishikuar progresin e ketij protokolli.

Gjithashtu, palet do te krijojne nje grup punues per te rishikuar aspektet operacionale te implementimit te protokollit.

Marreveshja do te pushoje se ekzistuari ne kohen qe merr fund mandati i EULEX-it, ose me kerkesen e njeanshme te seciles pale, brenda 30 ditesh pas kerkeses.

I menjehershem ishte reagimi i presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaci.

Nepermjet nje deklarate te perbashket drejtuesit e shtetit kosovare kane shprehur qendrimin tashme te njohur, kunder bashkepunimit nderpolicor EULEX – Serbi.

Top Channel