Ish-i derguari i posacem i OKB-se per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari ka deklaruar se ndihet i zhgenjyer nga fakti qe disa nga vendet e BE-se nuk e kane njohur ende shtetin e ri.

Ne nje interviste per gazeten austriake “Standard”, fituesi i cmimit Nobel per Paqen eshte shprehur se Evropa nuk duhet t’i toleroje konfliktet e ngrira.

“Kur me kane pyetur perse shpejton me Kosoven, une jam pergjigjur se nuk jam ketu per te krijuar konflikte te ngrira. Kete gje nuk duhet ta bejne as te tjeret. Perkundrazi, duhet te japim ndihmen tone qe ato te zgjidhen”, ka pohuar Ahtisari.

Top Channel