Ne Maqedoni kane shperthyer nje sere polemikash mes pozites dhe opozites lidhur me tragjedine ne liqenin e Ohrit, ku humben jeten 15 turiste bullgare.

Opozita kerkon nga qeveria mbajtjen e pergjegjesise dhe shkarkimin e ministrit te Transporteve Mile Janakievski, te cilin kryeministri Gruevski kerkon ta mbaje ende ne kabinetin e tij.

Gjithashtu, partite e opozites kane kerkuar edhe largimin e ministres se Brendshme Gordana Jankullovska.

Nga ana e tyre, partite ne pushtet kane deklaruar se tragjedia nuk duhet te perdoret per sulme politike.

Shkaqet e tragjedise ende nuk jane percaktuar, por dyshohet qe anija te jete fundosur si pasoje e nje defekti teknik dhe tejmbushjes me pasagjere.

Top Channel