Shtepi, makina dhe gra per ‘sulmuesin’ e Bush

10/09/2009 10:30

Gazetari qe qelloi me kepuce ne nje konference per shtyp, ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush pritet te dale nga burgu me 14 shtator.

Nga Palestina ne Marok, gazetari Muntazer al-Zaidi eshte bere hero i botes arabe, nje simbol per kedo qe e sheh Ameriken si imperialiste.

Ne Turqi e kane vendosur sulmin e tij ne loje per femijet, ne Egjipt fotoja e Al Zaidit eshte vendosur neper T-Shirt ndersa drejtori i Al Baghdadiya,televizionit privat per te cilin punonte gazetari, ka nje liste me kerkesa dhe oferta qe nuk kane fund.

Nje irakian qe heton ne Rabat ka telefonuar per t’i ofruar te bijen per nuse, nje saudit eshte gati te paguaje 10 milione dollare per kepucet me te cilet qelloi Bush, nje maroken i ka ofruar nje kale me nje yll te arte. Nga Palestina e kane telefonuar shume familje, gra te cilat duan te martohen me Al Zaidin.

Bush tashme eshte harruar, ndersa gazetari pas daljes nga burgu do te pritet si hero e do te gezoje lavdi.

E perditshmja britanike “The Guardian” shkruan se ne vendin ku ndodhi ngjarja e dhjetorit te shkuar, ka nje atmosfere shume te mire.

Kur te dale nga burgu Al Zaidi do te gjeje feste. Te gjitha tribute irakiane nga Ramadi ne Nassiriya, shiite, sunite do te dergojne delegacione per te kremtuar rikthimin e gazetarit.

Shume persona te thjeshte po pergatisin bankete falenderimi…nuk behet fjale per feste shteterore, por per nje feste populli.

E ardhmja?

Nga burgu Montazer do te dale nje dhemb me pak, me brinje te thyera dhe i dhunuar brutalisht. Por vete ai mendonte se do te perfundonte me keq dhe se truprojat e Bush do ta kishin qelluar.

Ne fakt per gazetarin nis nje jete e re. Prej kohesh jetonte me qira ose ne shtepine e se motres. Tani do te kete nje shtepi me kater dhoma, dhurate e televizionit per te cilin punonte, nje makine dhe nje ose me shume gra.

Gjithesesi vellezerit e tij thone se Montazer nuk do te punoje me si gazetar, por enderron te ndertoje nje jetimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta